VIDEO+FOTO/ Batica më e madhe në 50 vjet, tmerr në Venecia. Raportohen viktima

Nov 13, 2019 | 13:46
SHPËRNDAJE

Venecia është goditur nga batica më e madhe në më shumë se 50 vjet, duke shkaktuar vërshimet e dyta më të mëdha ndonjëherë në këtë qytet.

Autoritetet kanë thënë se 90 për qind e qytetit është vërshuar, të cilat më pas janë detyruar të shpallin alarm për ushqim.

Guvernatori i rajonit Veneto, Luca Zaia, ka thënë se një person ka vdekur, ndonëse ende nuk janë bërë të ditura shkaqet.

Mediat italiane kanë raportuar se një 78-vjeçar ka vdekur si pasojë e një shoku elektrik, pasi ujërat kanë hyrë në shtëpinë e tij.

Bazilika e famshme, Shën Marku po ashtu është vërshuar, duke rritur shqetësimet për dëme të mozaikëve dhe veprave tjera të artit.

Sheshi Shën Marku, ku gjendet bazilika, është prekur disa herë nga baticat e mëdha, meqë gjendet në një prej pjesëve më të ulëta të qytetit.

Kryetari i qytetit, Luigi Brugnaro, ka fajësuar ndryshimet klimatike për “situatën dramatike”, duke bërë thirrje për përfundim të projektit të ndërtimit të ndalesave.

Kufizimet nën det janë krijuar për të ndalur vërshimet e shkaktuara nga erërat, që shtyjnë baticat drejt Venecias. REL

1 20948320-7677105-image-a-13_1573640151184 20948326-7677105-image-a-8_1573640144029 20948336-7677105-image-a-12_1573640149047 20948912-7677105-image-a-3_1573641118306 20949410-7677105-image-a-6_1573641936963 20949606-7677105-image-a-21_1573643699883 20951572-7677105-image-m-35_1573645434784 20952060-7677105-image-a-36_1573645842139 20952910-7677105-image-a-44_1573647257970

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura