VIDEO/Denoncimi i të moshuarve: Djali dhe nusja na rrahin. Duan të na përzënë

Oct 10, 2015 | 17:48
SHPËRNDAJE

Një çift të moshuarish në Durrës po ndodhen në një situatë aspak të mirë për moshën e tyre, duke jetuar çdo ditë nën presionin e dhunës së djalit të tyre dhe nuses. 

Ramazan Shehi, 85 vjeç, dhe bashkëshortja 80­-vjeçare Sania, janë prindër të 9 fëmijëve, 4 prej të cilëve djem. Dhe asnjëri prej tyre nuk e kishte menduar që në këtë moshë, do të kërkonte urdhër mbrojtje nga gjykata, pas dhunës çnjerëzore të ushtruar nga djali dhe nusja një ditë më parë, për shkaqe banale.

“Ikni në Kavajë në azil të pleqve na thotë nusja. Po unë dua të jetoj në shtëpinë time, edhe këto kohë që kam, se 85 vjeç vajta. Si mund të na përzënë kështu.

As djali nuk i flet nuses po i mban krahun”, thotë Ramazani. 80­vjeçarja kërkon vetëm të jetojnë të qetë ditët që u kanë mbetur nga jeta. “Nusja është në shtëpi, jetojmë në një apartament 2+1 së bashku me djalin nusen dhe dy djemtë e tij. Bëjnë sherr për çdo gjë. Ne s’kemi fuqi, të përballemi me ta. Ata na rrahin se janë të rinj”, thotë Sanija për “News 24”.

Pasi kanë marrë mbështetjen e policisë, të moshuarit drejtësinë e kërkojnë në Gjykatë. Atyre do t’jua lëmë shtëpinë kur të vdesim. Jua kemi premtuar. Por sa të jemi neve gjallë, të marrin shtëpi me qira të ikin, ose të gjejnë një zgjidhje tjetër. Fëmijët i rrita me shumë mundime, kam punuar në kantierin detar në riparimin e anijeve për 50 vjet. Të pësojmë të tilla gjëra në pleqëri nuk durohet thotë me lot në sy i moshuari.

“Kur të vdesim. Ua kemi premtuar. Por sa të jemi neve gjallë, të marrin shtëpi me qira të ikin, ose të gjejnë një zgjidhje tjetër. Fëmijët i rrita me shumë mundime, kam punuar në kantierin detar në riparimin e anijeve për 50 vjet. Të pësojmë të tilla gjëra në pleqëri nuk durohet”, thotë me lot në sy i moshuari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura