Videoarti sllovak “Strategji dhe taktika”, në Galerinë e Arteve

Jul 30, 2015 | 13:01
SHPËRNDAJE

“Strategji dhe taktika” do të jetë ekspozita e radhës, në këto ditë të nxehta pushimesh, në Galerinë Kombëtare të Arteve. Nuk janë piktura!

Është një ekspozitë e videoartit sllovak. Prezantimi i kësaj ekspozite është bërë i mundur falë bashkëpunimit mes Galerisë së Arteve dhe White House Biennial, një platformë artistike ndërkombëtare me bazë në Athinë, Greqi.

video

WHB startoi në vitin 2010 në Athinë, si një reagim artistik për dhjetëra demonstratat dhe protestat e ashpra kundër periudhës së vazhdueshme të krizës së thellë financiare dhe etike, mes të cilave po kalon vendi ku ka lindur demokracia.

Sprova për demokraci, edicioni i fundit i WHB-së, merr në shqyrtim rolin revolucionar të artit dhe të fuqisë së tij për të ndikuar në ndryshimet socio-politike, duke ngritur pyetje vendimtare mbi përkufizimin dhe rimodelimin e demokracisë.

Brenda kuadrit konceptual të edicionit aktual “Sprova për Demokraci”, në Galerinë Kombëtare të Arteve do të prezantohet, duke nisur nga dita e sotme, një program shumështresësh ndërkombëtar të ndarë në dy ekspozita. “Strategji dhe Taktika” është ekspozita e parë, e cila fokusohet në videoartin bashkëkohor sllovak, kuruar nga Lýdia Pribišová.

“STRATEGJI DHE TAKTIKA”

Mund të thuhet se artistët sot janë kthyer në ekspertë në konceptimin e alternativave të reja dhe gjetjen e mënyrave të pazakonta, krijuese, për të mbijetuar. Shoqëria jonë neoliberale, bazuar në dinamikën e kapitalit, zor se e njeh vlerën simbolike të “pakapshme” të artit, duke i detyruar artistët ose të bëhen aleatë me tregun, ose të zënë një pozitë periferike në shoqërinë, e cila nuk i lejon ata të jetojnë nëpërmjet profesionit të tyre, artit.

Pikërisht kjo situatë i detyron artistët për të ideuar dhe zhvilluar struktura të reja ekzistence dhe kjo temë shfaqet në punën e shumë artistëve në një gamë të gjerë formash. Nëpërmjet mënyrash krijuese dhe taktikash të ndryshme, ata kërkojnë të gjejnë rrugën e tyre në shoqëri. Në veprat e tyre ata shpesh mbështeten dhe tematizojnë taktikat e mbijetesës të minoriteteve në shoqëri dhe njerëzve të pafuqishëm, të tillë si emigrantët, romët, të persekutuarit nga regjimet totalitare, e kështu me radhë.

Tema kryesore e ekspozitës, një përzgjedhje e videoartit bashkëkohor sllovak, është bazuar në kundërvënien mes strategjisë dhe taktikës. Dallimet mes tyre janë propozuar nga filozofi francez Michel de Certeau në librin e tij “Praktika e jetës së përditshme” (1984).

Artistët: Anton Èierny, Pavlína Fichta Èierna, Iva Durkáèová, Oto Hudec, Martin Kochan, Daniela Krajèová, Tamara Moyzes, Ilona Németh, Lucia Nimcová, Tomáš Rafa, Shlomi Yaffe, Anabela Žigová.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura