VIDEO/A e ngatërroi Jahjaga protokollin në samitin e Zagrebit?

Nov 26, 2015 | 9:28
SHPËRNDAJE

Mediat e Kosovës shkruajnë se gjatë përfundimit të samitit Brdo –Briuni në Zagreb ndodhi një gabim protokolli nga presidentja e vendit Atifete jahjaga. Nuk dihet nga modestia apo nga mosdija.

jahjagaKryetarja e Kosovës kishte zënë vendin e fundit në anën e majtë të radhës së kryetarëve të vendeve të Ballkanit dhe po bisedonte me kryetaren e Kroacisë Kolinda Grabar – Kitarovic.

Por udhëheqësja e protokollit nuk e la gjatë aty. Erdhi dhe ia tregoi vendin: Ndërmjet kryetares kroate dhe kryetarit të Malit të Zi Filip Vujanovic, i cili e ndante kryetaren e Kosovës nga kryetari i Serbisë.

Kësaj radhe, Nikolic nuk kishte si t’ia kthente shpinën, megjithatë ai u përpoq të hidhte shikimin në anën tjetër.

 


jahjaga by Gazeta_Panorama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura