Maqedoni, arrestohet ish-ministri i brendshëm Lube Boshkovski
Video e Hënë, Qershor 6th, 2011SHKUP- Policia në Shkup ka arrestuar ish-ministrin e brendshëm Lube Boshkovski. Në veturën që mendohet se i përket zotit Boshkovski është gjetur armë dhe rreth njëqind mijë Euro. Ai po mbahet në një stacion policie të Shkupit, ndërkohë që nuk janë bërë hollësi në lidhje me motivin e arrestimit. Familjarë të tij thonë se ai është arrestuar në praninë ne djalit të tij.
Boshkovski, i cili qe akuzuar nga Gjykata Ndërkombëtare për krime lufte në Hagë u la i lirë në mungesë provash, ndërsa akuzohej në lidhje me vrasjen e dhjetë shqiptarëve në përfundim të konfliktit të armatosur në vitin 2001.
Ai formoi partinë Të Bashkuar për Maqedoninë dhe gjatë fushatës parazgjedhore ishte mjaft kritik ndaj ish-partisë amë, VMRO-DPMNE; e quante kryeministrin Nikolla Gruevski një ‘diktator të vogël’ dhe kërcënonte se do t’i burgoste zyrtarët e korruptuar të qeverisë aktuale.(VOA)
Me shume nga kjo kategori:
- E pazakontë, Sarajeva mbulohet nga dëbora!
- Shkup, protestojnë shqiptarët!
- Ironia, Renzo Bossi këndon “Shqipëria”!
- Rona Nishliu, versioni anglisht i këngës “SUUS”
- Aksioni i policisë maqedonase!
- “Ta pastrojmë Shqipërinë në një ditë” sjell FLASH MOB
- Lamtumirë DAN !
- Elvana Gjata vjen me “Gjaku im”!
- Vrasje e qenve endacakë, Shoqata për të Drejtat e Kafshëve përgjon policinë
- Njihuni me qenushin që këndon dhe luan në piano!





























Do te ishte nje prove e qarte e egzistences se shtetit sikur qofte edhe nje minister te arrestohet ne kete menyre ne Shqiperi.
shum mire kjo e sa per Shqiperi….
Shqiperia ska pasur kurr nji QEVERI ma te mire dhe ma punetore
Por jan SocialKomunistat qe nuk e duan Shqiperin ne Europ dhe te Perparuar…
arrestimi i nje ish ministri tregon se shteti funksionon ndoshta mund te jet nje gabim por tregon se ligji eshte me i forte se personi kushdo qofte ai minister o ish ndersa tek ne jan vetem akuza ky ka vjedh apo ai ka vjedh qoft i majt apo i djatht se ne marim shembull nga shteti fqinj italia qe po shkon si tek ne flm
Me Maqedhonin nuk semi shume larg por semi shume larg me shtetine se drejtes , me barazin para ligjit.Ndersa tek ne nen Komanden e Berishes apo Berishizmit eshte cdo gje eshte.Juridikishte ka gjykatave te “pavarura”,”gjykate te larte” , “kushtetuese”,”keshill te large te drejtesis” ,” prokuror te pergjithshem”,”presidente te republikes” por te gjithe fuksjonojne si zara ne doren Berishes dhe te Berishizmit.Keshtu eshte kur njeriu ri shume ne pushtet dhe I duket vetja si cezari (perandor).dhe te bej cfar te doje,mund ti ver dhe flaken shqiperis sic Beri ne 97-en. Zoternj shkoni dh merni nje lekjon ne Maqedhoni.