VIDEO/ Zvicrës nuk i mjafton supergoli i Shaqirit, Xhaka humb penalltinë

Jun 25, 2016 | 17:49
SHPËRNDAJE

Ndeshja e parë e fazës së eliminimit direkt të Euro 2016 u vendos nga pika e bardhë e penalltive.35A8D67E00000578-3659717-image-a-111_1466869493695

Zvicra, e cila barazoi rezultatin me një gol spektakolar të Xherdan Shaqirit në minutat e fundit të takimit ishte e pafat.

Vendimtar ishte gabimi Granit Xhakës, i cili nuk arriti që të çonte topin në rrjetë, por e dërgoi atë tek tifozët.

Nga ana tjetër, polakët u treguan të saktë duke çuar të pesë gjuajtjet në rrjetë.

Kështu, Polonia bëhet ekipi i parë që kalon në çerekfinale. Kjo është arritja më e madhe në historinë e saj.

Pjesa e dytë

Xherdan Shaqiri ka realizuar një super gol ndaj Polonisë duke çuar në baraspeshë rezultatin.

Mesfushori i Stoke City çoi topin në rrjetë pas një ekzekutimi perfekt me rrofeshatë.

Goli i numrit 23 të Zvicrës është padyshim një nga më të bukurit e realizuar deri tani në euro 2016.

Pjesa e parë
Polonia e mbylli në avantazh të një goli pjesën e parë ndaj Zvicrës. Blazikovski shënoi ë minutën e 39′ të ndeshjes, duke i dhënë avantazhin ekipit të tij.

Ai bëhet futbollisti i parë polak që ka shënuar në dy ndeshje radhazi në një kompeticion kaq të rëndësishëm. Skuadra e Navalkas meritoi këtë avantazh në 45′ e para për atë që futbollistët e tij dhanë në fushën e lojës. Helvetët u shfaqën të shpërqendruar në mbrojtjen në minutën e parë të lojës ku për pak sa nuk pësuan nga një nxitim i portierit.

Rezultati në pjesën e parë:
Zvicër – Poloni 1 – 1
Gol: Blazikovski 39′, Shaiqir 82′

Goli i Blazikovskit

Ndërkohë, pak minuta para fillimit të ndeshjes, mediat ndërkombëtare publikuan edhe formacionet zyrtare të dy ekipeve.

Formacionet zyrtare:

ZVICRA (4-3-3): Sommer, Lichtsteiner, Schaar, Djourou, Rodriguez, Behrami, Xhaka, Dzemaili, Shaqiri, Seferovic, Mehmedi.
Trajner: Petkoviç.

POLONIA (4-4-2): Fabianski, Piszczek, Glik, Pazdan, Jedrzejczyk, Balszczykoëski, Krychowiak, Maczynski, Grosicki, Milik, Leëandowski.
Trajner: Navalka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura