VIDEO/ Zjarri në pallatin te Unaza e Re, humb jetën fëmija 4-vjeçar

Feb 2, 2016 | 18:27
SHPËRNDAJE

UPADTE/ Një zjarr i fuqishëm ka rënë në katet e fundit të një pallati në Unazën e Re në Tiranë. Mësohet se zjarri ka përfshirë një apartament ku jetonte një çift me dy fëmijët e vegjël.

Forcat zjarrëfikëse kanë mundur të nxjerrin nga banesa çiftin Nezha, bashkë me fëmijën 7-muajsh, mirëpo fatkeqësisht, fëmija tjetër, 4-vjeçar mbeti i bllokuar në apartament, për më shumë se 40 minuta.

Sipas burimeve nga vendngjarja, fëmija ka humbur jetën. Po kështu, konfirmohet se edhe një zjarrëfikës ka pësuar dëmtime gjatë shuarjes së flakëve.

Banorët ankohen për ndihmën e shpejtë

Disa banorë të pallatit ku ra zjarri në Unazën e Re u ankuan para kamerave televizive për ndihmën e shpejtë.

Sipas tyre, zjarrëfikësit nuk erdhën në kohë, ndërsa daljet e emergjencës ishin të bllokuara.

Zjarri

Zjarri në pallatin tek Unaza e Re ra reth orës 17:45 në apartamentin e familjes Nezha. Fillimisht në vendngjarje shkuan dy zjarrëfikëse dhe më pas mbëriti edhe e treta.

Për shkak se zjarri ra në katet e fundit të pallatit 7 katësh, ndërhyrja e zjarrëfikësve ishte e vështirë.

Fillimisht u nxorën prej apartamentit tri anëtarë të familjes Nezha, por mbeti në apartament fatkeqësisht fëmija tjetër 4-vjeçar, i cili humbi jetën.

Tre anëtarët e tjerë, çifti Nezha dhe fëmija 7-muajsh ishin nën gjendje asfiksie.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura