VIDEO/ Zjarr masiv në Durrës, banesa 4 katëshe përfshihet nga flakët

Dec 16, 2017 | 16:11
SHPËRNDAJE

Një banesë katër katëshe është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në qytetin e Durrësit.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, në lagjen nr. 12 të qytetit, në rrugën “Neki Libohova”.

Raportohet se në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse që po punojnë për shuarjen e flakëve.

Zjarri ka rënë në një godinë 4-katëshe, në banesën e shtetasit Q. Koçi dhe fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura