VIDEO/ Zhvendoset autobusi që ra në Lanë, ja arsyeja. Veliaj: Do të rikthehet si instalacion

May 14, 2022 | 8:35
SHPËRNDAJE

Autobusi i cili u aksidentua disa javë më parë dhe përfundoi në lumin Lanë, është zhvendosur me kërkesë të prokurorisë e cila po kryen hetimet për të zbardhur shkakun e ngjarjes.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në rrjete sociale thotë se autobusi u zhvendos përkohësisht, për t’u kthyer më pas si instalacion.

“Me kerkese te prokurorise qe po heton aksidentin unik, kerkohet spostimi i mjetit per te bere ekspertizen autoteknike ne garazh/terren. Mjeti u spostua mbreme! Do te rikthehet ne perfundim te hetimeve po aty, si instalacion per kujdesin ne qarkullim. Fundjave te mbare!”, shkruan Veliaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura