VIDEO/ Zhvendoset autobusi i aksidentuar në Lanë, Erion Veliaj zbulon arsyen

May 14, 2022 | 9:29
SHPËRNDAJE

Autobusi i aksidentuar që përfundoi në Lumin e Lanës është zhvendosur me kërkesë të prokurorisë, e cila po heton shkaqet e aksidentit.

Kryebashkiaku i Tiranës thekson se autobusi u zhvendos përkohësisht, për t’u kthyer më pas si instalacion. Mjeti i aksidentuar është transportuar mbremjen e te premtes, nderkohe që do ti nenshtrohet eksperizës teknikene nje garazh me kerkese te organit te akuzes.

“Me kërkese te prokurorisë qe po heton aksidentin unik, kërkohet postimi i mjetit për te bere ekspertizën auto teknikë ne garazh/terren.

Mjeti u spostua mbrëmë! Do te rikthehet ne përfundim te hetimeve po aty, si instalacion për kujdesin ne qarkullim. Fundjave te mbare!”, shkruan Veliaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura