Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se me fitoren në zgjedhjet e 14 majit në Elbasan të kandidatit të koalicionit, Luçiano Boçi, ky qytet “do të hyjë i sigurtë në rrugën e zhvillimit dhe të ndryshimit”.
Me një postim në rrjetet sociale, Meta tregon mbështetjen e fortë për Boçin.
“Fitorja më 14 Maj, me të rinjtë dhe për të rinjtë e Elbasanit”, thekson Meta.
POSTIMI I PLOTE
Me Profesor Luçiano Boçin, Elbasani do të hyjë i sigurtë në rrugën e zhvillimit dhe të ndryshimit.
Ne mbështesim fuqishëm Kryebashkiakun e ardhshëm të Elbasanit për realizimin e Kartës së Studentit dhe Kartës së Nxënësit, që do lehtësojnë e mbështesin të gjithë të rinjtë në rrugën e dijes.
Fitorja më 14 Maj, me të rinjtë dhe për të rinjtë e Elbasanit.✌️🇦🇱
#PartiaeLirise #BashkeFitojme #Elbasan #LucianoBoci #14Maj #NdryshimMeCdoCmim
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al