VIDEO/ “Zbutet” Kastrioti, Partizani dominon plotësisht dhe vazhdon presionin ndaj Vllaznisë

Feb 13, 2021 | 16:00
SHPËRNDAJE

Partizani ka marrë një fitore me meritë sot ndaj Kastriotit. Golat e Zhuniorit, Asanit dhe Kardozos vendosën ndeshjen, megjithëse duhet thënë se të kuqtë patën edhe raste të tjera shënimi.

11

Nga ana tjetër, ata që prisnin një Kastriot “të egër” si me Kukësin, apo me Vllazninë, kanë mbetur të zhgënjyer. Skuadra krutane nuk luftoi si në ndeshjet e fundit dhe Partizani dominoi totalisht, duke treguar se ka një potencial të madh.

Të kuqtë kanë shumë arsye për të festuar, që nga tri pikët, goli i parë të Zhuniorit, debutimi i Ferhan Hasanit apo që janë të pamposhtur në vitin 2021. Ndërkohë që te Kastrioti vërehen luhatje të frikshme, aq sa ndonjëherë të duket sikur luajnë me llogari… Ndoshta, tani që e janë shkëputur nga fundi I renditjes, e kanë luksin ta bëjnë…

FT| Kastrioti-Partizani 0-3

Stenio Zhunior 65′, J. Asani 78′, Kardozo 84′

KOMENTI LIVE:

84’ GOOOOOL 0-3 PARTIZANI/ I mjaftojnë 23 minuta në fushën e lojës, që Lukas Kardozo të gjejë rrugën e rrjetës, duke hipotekuar fitoren e Partizanit, teksa shfrytëzon një pasim perfekt të Jasir Hasanit, për të gjuajtur me të parën dhe duke e dërguar kështu në fundin e rrjetës.

81’ Ferhan Hasani bën debutimin e tij me Partizanin, duke u aktivizuar në vendin e Çinarit. Në fushë nga Daja hidhet edhe Kardozo, i cili merr vendin e Stenio Zhunior.

78’ GOOOOOL 0-2 PARTIZANI/ Supergol i Jasir Asanit nga goditja e dënimit, me sulmuesin që lëshon një gjuajtje të bukur me të majtën, për tas dërguar në fundin e rrjetës, duke mos i lënë asnjë mundësi për reagim portierit Hidi.

66′ Zëvendësim i dyfishtë te Partizani, largohen nga fusha e lojës Bardhi dhe Melo, për t’i lënë vendin Jasir Hasanit dhe Tedi Carës.

65’ GOOOOOOL PARTIZANI 0-1/ Fantastik Strenio Zhunior, i cili përfiton nga një top i mbetur në zonë, pas gjuajtjes së Kordeiros, duke e gjuajtur për ta dërguar në rrjetë.

51’ I pakalueshëm Isli Hidi, i cili i ka mohuar golin Bardhit. Ky i fundit përfiton nga një krosim i Idrizajt nga e djathta, godet menjëherë me kokë, por portieri i krutanëve ndal me këmbë duke e larguar topin në goditje këndi.

50’ Zëvendësim i detyruar për Kastriotin. Neziri nuk mund të vazhdojë më tej lojën, për shkak të problemeve dhe i lë vendin Deliajt. Gjithashtu Ndreu largon nga fusha e lojës Rezin, për të inkuadruar Dacin.

46′ Menjëherë në sulm Partizani, që i shkon shumë afër golit, me Uilliam Kordeiro, i cili pas një krosimi të marrë nga Idrizaj, e kontrollon bukur topin dhe lëshon një gjuajtje me të djathtën, por Hidi bën heroin, duke bërë një pritje të bukur dhe duke i mohuar të kuqve golin.

Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë!

37’ Krosim i rrezikshëm i Bardhit nga goditja e këndit, Belica për pak sa nuk shkakton autogol, teksa në tentativë për ta larguar topin e dërgon në drejtim të portës së tij, por Alban Hoxha ndal gjithçka.

31’ Çfarë rasti për Partizanin! Çinari përfiton nga një përgjumje në zonën e rreptësisë he tenton të gjuaje, por fillimisht e bllokon Hidi dhe më pas kapiteni Çela e dërgon në rivënie fundore. Kroson Mala nga goditja e këndit, përsëri ka mos marrëveshje nga lojtarët e Kastriotit në zonë, por Neziri largon rrezikun në momentin e fundit.

27’ Tjetër mundësi e mirë për Partizanin, me Çinarin që lëshon një gjuajtje pa shumë pretendime nga jashtë zone, pro topi godet shtyllën dhe del në rivënie fundore.

23’ Provon të rrezikojë Kastrioti me Devid që kroson nga krahu i djathtë, por topi devijohet nga Belica dhe shkon në goditje këndi.

11’ Kundërpërgjigjet Partizani me një rast identik si ai i krutanëve! Idrizaj kroson nga krahu i djathtë në zonë, aty ku ndodhet Stenio Zhunior, i cili gjuan fort me kokë, por Hidi ndal gjithçka.

10’ Pranë goli Kastrioti me Devid, i cili merr një krosim perfekt nga krahu i majtë, gjuan fortë me kokë, por topi shkon ngjitur me shtyllën pingule.

Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

KASTRIOTI: Hidi, Neziri, Zhivanaj, Çela, Rami, Nuriu, Mehmeti, Moraes, Bardhi, Rezi, Devid. Trajner: R. Ndreu.

PARTIZANI: Hoxha, Belica, Bitri, Hakaj, Idrizaj, Mala, Murataj, Bardhi, Çinari, Kordeiro, Stenio Zhunior. Trajner: I. Daja

formacionet

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura