VIDEO/ Zbulohen katër lloje të reja të specieve të peshkaqenëve që mund të ecin

Jan 24, 2020 | 12:11
SHPËRNDAJE

Peshkaqenët kanë notuar në oqeanet e botës për qindra miliona vjet. Dhe disa peshkaqenë të çuditshëm janë ende në zhvillim, madje kanë mësuar të ecin.

 

Këto krijesa më tre këmbë të gjata jetojnë afër Australisë dhe e kalojnë kohën duke ecur në shkëmbinjtë nënujorë koralë.

Peshkaqenët u vunë re në ujërat e cekëta të Australisë veriore.

Që nga viti 2018 janë zbuluar 4 specie rë reja të peshkaqenëve me këmbë, duke e çuar numrin në total në 9.

Në një studim të botuar këtë javë në revistën Marine and Waterwater Research, studiuesit treguan gjithashtu se këto specie evoluan në 9 milion vitet e fundit.

“Kjo është jashtëzakonisht e pazakontë,”- tha Gavin Naylor, drejtori Florida Program for Shark Research në Universitetin e Florida.

Ai thotë se shumica e peshkaqenëve evoluojnë ngadalë.

“Kemi parë kafshë nga 180 milion vjet më parë me të njëjtën dhëmbë,”– tregoi studiuesi.

Por peshkaqenët me këmbë mendohet se ende po evoluojnë në ujërat tropikale përreth Australisë, Papua Guinesë së Re dhe Indonezisë lindore.

“Studimi i tyre do t’i ndihmojë studiuesit të kuptojnë më mirë kafshët dhe pse disa ndryshojnë e të tjerë mbeten të njëjtë,”- shtoi ai.


NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura