Video/ Zbarkimi i policisë në Elbasan, Çako tregon porositë që i ka dhënë ministri Xhafaj

Sep 21, 2017 | 16:20
SHPËRNDAJE

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako, në prononcim për mediat për operacionin sot në Elbasan dhe për vijimin e operacionit “Vjeshtë 2017”, ka zbuluar se cfare e ka porositur ministri i Drejtesise Fatmir Xhafaj nje dite me pare.


“Operacioni konsiston në kontrollin dhe ndalimin e personave me precedentë por në mënyrë të veçantë të atyre që janë pjesë e grupeve kriminale. Duke marrë shkas nga ngjarja e ditëve të fundit ku u godit automjeti i policisë, në një operacion për sekuestrimin e pasurive të vëna nga veprimtaria kriminale.
Shpreh dhe njëherë gatishmërinë e gjithë Policisë së Shtetit, e qeverisë shqiptare dhe Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa për një luftë pakompromis ndaj çdo veprimtarie të organizatave apo grupeve kriminale kudo qofshin këto, çfarëdo lloj ngjyre apo tendence.
Jemi të vendosur për t’i vënë para përgjegjësisë ligjore por gjithashtu jemi të vendosur për të çuar deri në fund për të sekuestruar dhe konfiskuar në bashkëpunim me institucionet e tjera ligjzbatuese.

Në vlerësim të porosive të dhëna nga ministri Fatmir Xhafaj në takim dje me drejtuesit kryesorë të ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, kemi ndërmarrë këtë operacion që nuk do jetë vetëm në Elbasan por edhe në qytete të tjera ku ne disponojmë informacione mbi bazën e analizave të detajuara mbi grupe dhe individë që kanë veprimtari kriminale. Të vendosur për të siguruar rend deh qetësi”,- thaÇako.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura