VIDEO/ Zaev dhe Tsipras nënshkruajnë marrëveshjen, Greqia ndizet nga protestat

Jun 17, 2018 | 10:52
SHPËRNDAJE

Në Greqi, ndërsa në parlament debatohej lidhur me kërkesën e opozitës që ka paraqitur një mocion mosbesimi ndaj qeverisë për shkak të çështjes së emrit të Maqedonisë, në rrugët e Athinës kishin nisur protestat që degjeneruan dhe në dhunë.

ZAEV TSIPRAS

Marrëveshja e arritur të martën që Maqedonia të mbajë emrin Maqedonia e Veriut, po kundërshtohet si në Athinë edhe në Shkup, por dy kryeministrat vendosën sot të hedhin dhe firmat mbi marrëveshje.

entasi-ximika

Në Greqi, protestues të shumtë kishin dalë sot dje dhe po vijojnë edhe sot në rrugët e Athinës, duke kënduar himnin kombëtar dhe duke valëvitur flamuj, për të protestuar kundër marrëveshjes së arritur mes udhëhedhëqësve grek dhe maqedonas, për të zgjidhur çështjen e emrit të Maqedonisë.

Protestuesit grekë, në mesin e të cilëve kishte edhe banorë të provincës greke që mban emrin Maqedoni, thanë se ndjeheshin të tradhëtuar nga qeveria.

diadilotesmesa

Kryeministri grek Alexis Tsipras dhe homologu i tij maqedonas Zoran Zaev, ranë dakort më 12 qershor për emrin, pas një mosmarrëveshjeje 27 vjeeçare. Çështja e emrit është bërë pengesë për pranimin e Maqedonisë në Bashkimin Europian dhe në NATO.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura