VIDEO/ Ylli Manjani vihet në siklet nga e burgosura: Jo çdo ditë lakra

Jun 29, 2016 | 16:35
SHPËRNDAJE

Në një takim për promovimin e punësimit të grave të dhe vajzave të burgosura, ministrit të Drejtësisë i bëri përshtypje një fakt që nuk kishte të bënte me këtë temë.Manjani

Në fund të aktivitetit, Ylli Manjani u është drejtuar grave, se nga era kuptonte se për drekë do të kishin lakra.

Pavarësisht se një nga të burgosurat i kërkon ministrit që të ndryshojnë regjimin e ushqimit dhe të mos kenë çdo ditë këtë ushqim.

Por, ministri ndoshta i zënë në siklet nga kjo kërkesa përpara kamerave e merr me të qeshur dhe shprehet se edhe atij do t’i pëlqente një pjatë me lektra për drektë por do të duhet të shkojë në mbledhje qeverie.

Debati:

Manjani: Mirë t’ju urojmë lakër të mbarë, se më duket se paskeni lakër sot…

E burgosura: Po na i ndërroni ato lakra, nuk i duam përditë.

Manjani: Po pra këtë po më thoshte drejtoresha…

Drejtoresha: Tani me lejen tuaj do t’i përcjellim

Manjani: Me thënë të drejtën, do të më pëlqente një pjatë me lakra sot, do të kishe ndenjur me qejf me ju. Po duhet të ikim në qeveri. Do të vijmë një ditë tjetër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura