VIDEO/ Xhesika Ndoji: Nga Kryeministria më ofruan para për emrin e deputetit

Feb 5, 2016 | 21:23
SHPËRNDAJE

Këngëtarja Xhesika Ndoji ka folur sërish për deputetin e PD-së, i cili sipas saj i ka kërkuar një lidhje të fshehtë dhe të gjatë intime me të.

Ajo tha se deputeti është i Partisë Demokratike, rreth të 40-tave i martuar dhe nga Veriu. Gjithashtu ajo tha se dikush që ishte prezantuar si punonjës i Kryeministrisë, i kishte ofruar para që t’i tregonte emrin e deputetit të PD-së, por ajo kishte refuzuar.

Këto deklarata Ndoji i ka bërë në emisionin “Oktapod” në “Vizion Plus”. Ajo tha se do ta zbulojë emrin e deputetit të PD-së vetëm nëse i jep një përgjigje pozitive.

Ajo tha se lidhjet e këngëtarëve me deputetët janë normale dhe se shoqet e saj kanë të dashur deputetë të majtë dhe të djathtë të martuar, të cilët u heqin shpenzimet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura