VIDEO/ Xhepisti vjedh telefonin, policia “kreh” pasagjerët

Feb 4, 2016 | 13:14
SHPËRNDAJE

Një hajdut i ka vjedhur celularin një qytetareje në urbanin e linjës Kombinat-Kinostudio dhe situata është tensionuar kur autobusi ka ndaluar në stacion pasi qytetarët kishin njoftuar policinë.

Aty janë kontrolluar gjithë pasagjerët, por pa rezultat. Hajduti kishte arritur ti shpëtonte policisë.

Opinion.al ka siguruar pamjet nga situata e krijuar në mes të Tiranës.

Disa ditë më parë, një tjetër hajdut që kishte vjedhur portofolin e një gruaje arriti ti shpëtonte policisë pasi kishte zbritur nga urbani para se ajo ta kuptonte mungesën e portofolit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura