VIDEO/ Vritet gorilla që kapi fëmijën që ra në hendekun me ujë

May 30, 2016 | 18:29
SHPËRNDAJE

Një djalë 3 vjeç u shtrua në spital me plagë serioze dhe një gorilla u qëllua për vdekje pasi fëmija ra në hendekun me ujë në kopshtin zoologjik.2016-05-29t22-32-05-366z--1280x720.nbcnews-ux-1080-600

Ngjarja ka ndodhur në kopshtin zoologjik të dytin më të vjetër në SHBA, në Cincinnati.

Gorilla me peshë 180 kg dhe 17 vjeç e quajtur Harambe u qëllua nga punonjësit e kopshtit zoologjik 10 minuta pasi fëmija kishte rënë në zonën ku mbahej gorilla.

Në momentin që gorilla u qëllua, vogëlushi ndodhej mes këmbëve të kafshës.

Në videon e postuar nga mediat shihet që gorilla e tërheq fëmijën në hendekun me ujë duke rrezikuar edhe të mbytej.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura