VIDEO/ Vrioni shënon supergol e feston me shqiponjë, por Italia na “zhyt” për 2 minuta

Sep 11, 2018 | 20:35
SHPËRNDAJE

Kombëtarja U21 e futbollit, e mbylli me humbje, miqësoren me fqinjët italianë. Ndeshja e luajtur në “Sardegna Arena” të qytetit të Kaljarit, shënoi fitore për italianët, në shifrat 3-1.

bandicam 2018-09-11 20-21-43-058

Në të parën, shënoi Di Marko, pas një goditje preçize me të majtën nga brenda zone. Në përgjithësi, e gjithë pjesa e parë ishte e dominuar nga të kaltrit. Më pas, në të dytën, edhe pas disa zëvendësimeve, të besuarit e Bushit filluan të reagonin. Në minutën e 51-të, Shpresat goditën edhe shtyllën që i mohoi barazimin, ndërsa në vazhdimin e aksionit Ramadani gaboi gjithçka nga fare pranë.

Gjithçka u barazua në minutën e 91-të, ku Abazaj pasi krosoi në zonë, gjeti shtyllën, dhe topi u kthye te Vrioni, i cili goditi saktë dhe gjeti rrjetën, e më pas festoi edhe me shqiponjë.

Por, barazimi nuk zgjati më shumë se 60 sekonda. Murxhia, në të 92-tën, dhe më pas, në të 94-tën, shënoi edhe golin e tretë edhe Parigini, vulosën rezultatin 3-1 për ekipin e Di Biaxhios. edhe një tjetër humbje, këtë herë në miqësore, edhe pse duhet theksuar përballë lojtarëve me shumë eksperiencë, disa prej të cilëve aktivizohen në Serinë A italiane.

bandicam 2018-09-11 18-58-37-910

 

Italia U21-Shqipëria U21 3-1

GOL: Di Marko 27′ , Murxhia 92′, Parigini 94′ /  Vrioni 91′

Parigini 94′ 

Murxhia 92′

Vrioni 91′

51’ Goditje dënimi në hyrje të zonës për Shqipërinë, Godet Seferi, por topi përplaset në shtyllë. Më pas, Ramadani me kokë nga fare pak metra, nuk ka shënjestrën e duhur dhe godet mbi portë.

34‘ Di Marko lëviz bukur në të majtë, dhe me një asist të shkurtër shërben Kutronen. Ky i fundit godet me një kthesë, por Selmani pret në dy kohë.

Di Marko 27′

FORMACIONET

Italia U21: Audero; Depaoli, Mançini, Luperto, Dimarko; Lokateli, Mandragora, Pesina; Orsolini, Kutrone, Vido. Trajner: Di Biaxhio

bandicam 2018-09-11 18-30-31-051

Shqipëria U21: Selmani; Kryeziu, Tafa, Kumbulla, Hakaj; Mucolli, Bare, Selahi, Ademi; Vrioni, Seferi. Trajner: Alban Bushi

bandicam 2018-09-11 18-30-54-368

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura