VIDEO / Vrioni nuk di të ndalet në Austri, shënon gol si Zhorzhinjo

Nov 27, 2021 | 17:26
SHPËRNDAJE

Xhiakomo Vrioni po kalon padyshim edicionin më të suksesshëm të karrierës së tij. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare po shënon me rregullsi ndeshje pas ndeshje dhe është kthyer në liderin e Tirolit, dukke e larguar këtë skuadër nga fundi i tabelës së klasifikimit në Austri.

vrioni

Sot, në ndeshjen kundër Altah, ai u bë protagonist i sfidës që në minuta e parë të saj. Vrioni depërtoi në zonën e rreptësisë së kundërshtarëve dhe fitoi penallti pas një kontakti në zonë.

Sulmuesi shqiptar u paraqit vetë nga pika e bardhë, duke ekzekutuar me qetësi e çuar ekipin e tij në avantazh me një goditje “alla Zhorzhinjo”, me kërcimin tipik të italianit që është bërë i famshëm në të gjithë botën.


Ky ishte goli i 8 i sulmuesit shqiptar në kampionat, në vetëm 11 ndeshje të luajtura dhe është plotësisht në garë për golashënuesin më të mirë të kampionatit, pasi Adejemi që mban vendin e parë ka shënuar 11 gola.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura