VIDEO/ Vrioni i papërmbajtshëm me Juventusin, sulmuesi i shënon Bufonit në stilin “Ronaldo”

Sep 25, 2020 | 20:26
SHPËRNDAJE

Sulmuesi i Shqipërisë dhe Juventusit Xhakomo Vrioni vazhdon të japë maksimumin në stërvitje me ekipin bardhezi. Futbollisti i të rinjve të “Zonjës së Vjetër” po përgatitet prej kohësh me ekipin e parë të kampionëve të Italisë.

TURIN, ITALY - SEPTEMBER 24: Juventus players Mattia De Sciglio, Giacomo Vrioni, Wojciech Szczesny, Rodrigo Bentancur, Paulo Dybala, Gianluca Frabotta, Daniele Rugani, Aaron Ramsey, Douglas Costa, Adrien Rabiot and Giorgio Chiellini during a training session at JTC on September 24, 2020 in Turin, Italy. (Photo by Daniele Badolato - Juventus FC/Juventus FC via Getty Images)

Përkushtimi i tij është parë gjatë përgatitjeve të fundit të skuadrës së Andrea Pirlos për sfidën e dytë të Serisë A kundër Romës. Gjatë stërvitjes, futbollisti Vrioni realizon gol në stilin alla “Kristiano Ronaldo” kundër portierit veteran Xhanluixhi Bufon.

Kujtojmë që 21-vjeçari realizoi debutimin me Juventusin në Serinë A në ndeshjen e fundit të sezonit të kaluar me Romën.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura