VIDEO/ Vrau me thikë kushëririn dhe i vuri zjarrin, 18 vjeçari paraqitet i qetë në gjykatë. Dëshmitë kontradiktore

Dec 22, 2019 | 11:27
SHPËRNDAJE

Ky që shihni në video është autori i akuzuar nga Prokuroria për vrasjen e 45 vjeçarit Flamur Duçi, ngjarje e ndodhur më 19 dhjetor në fshatin Mborje të Korçës.

hoti

18 vjeçari Devis Hoti, mohon akuzën e vrasjes dhe të njëjtin pretendim ka edhe babai i tij, i cili thotë se djali ishte në shtëpi në momentin e krimit, por prokuroria ka gjetur gjurmë gjaku dhe fije floku të viktimës në dorën e 18 vjeçarit.

Një tjetër provë e prokurorisë është përgjimi ambiental midis 18 vjeçarit dhe xhaxhait të tij ku diskutojnë se çfarë qëndrimi duhet të mbajë.

U qëllua tetë herë me thikë/ Detaje të reja për vrasjen e 45 vjeçarit në Korçë. Nga përgjimi për të riun tek dy provat e forta të prokurorisë

U vra me thikë dhe u dogj para lokalit/ Gjykata jep vendimin për autorin e dyshuar, i afërm i viktimës

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura