MASAKRA TE SHKENCAT/ Fjalët dëshpëruese të nipit të Lufit: Mbahu Toro, pse po vonon ambulanca? (FOTO-VIDEO)

May 29, 2015 | 8:58
SHPËRNDAJE

UPDATE/ “O Toro mbahu…! Ambulanca, ku është ambulanca? Aman ndihmojeni…”. Këto kanë qenë thirrjet dëshpëruese mes të qarave të Markeljan Doçit, njërit prej nipave të Mentor Lufit, në momentin kur Policia sapo e kishte prangosur për vrasje.

Edhe pse në pranga, ai herë pas here, duke qarë e duke kërkuar ndihmë me zë të lartë, tërhiqte policët që e mbanin nga krahët, për të parë se si ishte xhaxhai i tij.

Efektivët e Policisë e tërhiqnin për ta futur në makinën e shoqërimit, por ai vazhdimisht afrohej te makina, për të parë te sedilja e parë e “BMW”–së, xhaxhain e tij Mentor Lufi, i cili kishte ende shenja jete. Edhe pasi ka qëlluar për vdekje Besnik Sulkun, i cili më parë kishte qëlluar Lufin, 23- vjeçari nuk është larguar në asnjë moment nga vendi i ngjarjes.

Markeljan Doçi

Ai ka qëndruar aty, duke i folur xhaxhait të tij dhe duke kërkuar ndihmë te qytetarët për të lajmëruar një ambulancë. Kur Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ai ka qëlluar fillimisht në ajër 2 herë, më pas është shtrirë në tokë, duke u dorëzuar.

Ndërsa kërkonte me ngulm që efektivët të mos e largonin nga vendngjarja, derisa aty të shkonte një ambulancë dhe të sigurohej që xhaxhai i tij po nisej drejt spitalit. Megjithëse thirrjet e tij janë dëgjuar, ambulanca ka mbërritur dhe Lufi është dërguar në spital, ai nuk ka mundur të mbijetojë, duke ndërruar jetë sapo e kanë hipur në barelë.

Videot
Në videon e publikuar nga televizioni “News24”, shihet Markeljan Doci duke bërtitur me të madhe ndaj policisë që ti jepet ndihma e parë Mentor Lufit, xhaxhait të tij që ndodhej në makinën tip “BMW” në gjendje të rëndë për jetën. 
[portfolio_slideshow] 

Doçi ishte njëri nga dy nipat e Mentor Lufit, ku i fundit mbeti i vrarë pas një sulmi mafioz me armë bashkë me mikun e tij, Gerti Goxhaj. Ndaj tyre u krye një sulm me armë zjarri pasi hipën në makinën e tyre tip “BMW”, nga dy personat Besnik Sulku dhe Salvatore Leticia.

Ndërsa pas këtij mjeti qëndronin dy nipërit e Mentor Lufit, Klevis Doçi dhe Markelian Doçi, të cilët xhaxhai i tyre i kishte pajtuar si truproja.
Ndërkaq, pas atentatit të nisur nga dy autorët Salvatore Leticia dhe Besnik Sulku në drejtim të Mentor Lufit dhe Gerti Goxhajt, dy nipërit kundërpërgjigjen duke mbrojtur xhaxhain e tyre nga makina pas. Nga shkëmbimi i zjarrit mbetet i plagusur rëndë njëri prej atentatorëve, Besnik Sulku, i cili nuk u shpëtoi plagëve të marra në spital. 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura