VIDEO/ Vrasin gorillën pasi në kthetrat e saj ra një 4-vjeçar

May 30, 2016 | 10:29
SHPËRNDAJE

Policia e Ohaios ka deklaruar se prindërit e një fëmijë 4-vjeçar janë përballur me akuza penale për vrasjen e një gorille në një kopësht zoologjik.

Stafi i kopështit zoologjik ‘Cincinnati Zoo’ kanë qenë të detyruar ta vrasin gorillën vetëm një ditë pas ditëlindjes së 17-të të saj, pasi një fëmijë 4-vjeçar nga pakujdesia e prindërve është ngjitur në një mur rrethues dhe ka rënë në një rrjedhë uji në të cilën ndodhej gorilla.

Videot e filmuara nga vizitorët e tjerë janë shpërndarë në internet dhe shumë persona janë shprehur se kjo vrasja e gorillës ishte fare e pakuptimtë dhe e panevojshme, duke shpërthyer më pas në revolta ndaj prindërve të pakujdesshëm.

Punonjësit e parkut kanë ngritur edhe një statujë të gorillës ku kanë vendosur lule dhe kanë shprehur mesazhe ngushëlluese për vrasjen e saj.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura