VIDEO/ Vllaznia “leksion” Dinamos në supersfidën e javës së tretë, skuadra e Likës “arratiset” në krye

Sep 21, 2018 | 17:54
SHPËRNDAJE

Vllaznia ka triumfuar ndaj Dinamos me rezultatin 2-0 në supersfidën e Grupit A. Golat e Tafilit dhe brazilianit Zhunior, i dhanë fitoren skuadrës së Hasan Likës, e cila e sheh veten në vendin e parë me pikë të plota.

bandicam 2018-09-21 17-12-11-523

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura pavarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave, ndërsa në të dytë, 2 interpretime fantastike të Tafilit dhe Zhunior brenda zonës, i dhuruan fitoren kuqebluve.

bandicam 2018-09-21 17-43-28-445

Ndërkohë që për Dinamon e Igli Allmuçës kjo ishte humbja e parë në këtë kampionat. Skuadra kryeqytetase do të kërkojnë të rikthehen te fitorja në sfidën e ardhshme në shtëpi.

VLLAZNIA-DINAMO 2-0

Tafili 51′ , Zhunior 83′

83 GOOOOL Vllaznia 2-0. Braziliani Zhunior dyfishon rezultatin pas një gjuajtje të bukur nga brenda zonës. 


 

72′ Shpëton për mrekulli porta e Vllaznisë. Portieri Sherri del huq, duke shkaktuar panik, por nuk arrin të përfitojë Lala, i cili rrëzohet në zonë, duke mos e shtyrë dot topin në rrjetë, rast ideal për kryeqytetasit.

65′ Pranë golit të dytë Vllaznia, Gocaj shpërdoron një mundësi mjaft të mirë për të dyfishuar i vetëm përballë portierit Laço.

 

51′ GOOOOL Vllaznia 1-0. Tafili shënon një super gol pas asistit të Gilman Likës. 

48′ Rastin më të artë të sfidës e ka Zogaj në minutën e 48-të. Futbollisti lezhian lëviz bukur brenda zonës, del i vetëm përballë portierit Laço, por gjuajtja e tij kalon ngjitur me shtyllën.

 

Vllaznia: Sherri, Gocaj, Ignat, Zeqaj, Gurishta, Krymi, Tafili, Ruqi, Lika, Zogaj, Zhunior. Trajner: Hasan Lika

ASDASCF

Dinamo: Laço, R.Nuriu, Muça, Sheta, Selimaj, R.Nuriu, Topalli, Sefa, Puci, Prendi, Lala. Trajner: Igli Allmuça

FORMACIONET

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura