VIDEO/ ‘Hajduti i dyqaneve’ kapet duke vjedhur shitësen, i kërkoi ulje çmimi për bluzën

Jul 31, 2015 | 8:30
SHPËRNDAJE

Një person rreth të 30-tave është kapur nga kamerat e sigurisë së një dyqani konfeksionesh në Tiranë duke vjedhur.

Foto marre nga video, i riu duke vjedhur aparatin celular ne banakun e dyqanit
Foto marre nga video, i riu duke vjedhur aparatin celular ne banakun e dyqanit

Denoncimi i bërë nga pronarët e dyqanit në rrugën e ‘Dibrës’ pranë ‘Selvisë’ në televizionin “News24”, shfaq një të ri duke vjedhur një aparat celular.

Në videon e publikuar i riu shihet duke provuar veshje dhe pasi kupton që shitësja e dyqanit largon për pak çaste vëmendjen nga banaku, i vjedh aparatin celular tip “Iphone 5”.

Pas vjedhjes së telefonit, vjedhësi ka folur me shitësen për t’i bërë ulje të çmimit të bluzës që tentoi ta provonte dhe më pas është larguar nga dyqani bashkë me aparatin celular.

Për këtë ngjarje shitësja e dyqanit ka bërë denoncim në polici për vjedhje dhe pret që forcat e rendit kapjen e të riut që shfaqet në kamerat e sigurisë.


NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura