Video virale në internet, zjarrëfikësit kroatë braktisin penalltitë sapo dëgjojnë alarmin për zjarr

Jul 11, 2018 | 16:21
SHPËRNDAJE

Një video që është bërë virale orët e fundit po përhapet me shpejtësi në internet. Janë zjarrëfikësit e një stacioni në qytetin e Zagrebit, të cilët po shijonin çerekfinalen ndaj Rusisë, dhe teksa të gjithë ishin të veshur me fanellat e tyre karakteristike, po shikonin goditjet e penalltive.

hrvatska_1531315491-492054

Por, teksa topin e kishte marrë Ivan Rakitiç, i cili do të godiste penalltinë e fundit, që i kaloi edhe për në gjysmëfinale, në stacionin e zjarrëfikësve ra alarmi për një zjarr. Të gjithë lanë vendet e tyre dhe u bënë gati për pak sekonda, dhe u nisën për në vendin ku kishte rënë zjarri.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura