VIDEO/ Vidhnin të pa shqetësuar në apartamente me pronarët brenda, policia kap mat tre shqiptarët. Sekuestrohen orët të shtrenjta dhe…

Jul 9, 2020 | 21:02
SHPËRNDAJE

Ata vepruan natën kur pronarët ishin në shtëpi dhe po flinin. Pa asnjë problem, hynë në dy apartamente në Valperga, por karabinierët i përgjuan ndërsa ktheheshin në Torino dhe i arrestuan.

g2_94036_cc2

Dje në mëngjes, policia italiane arrestoi 3 shqiptarë, midis 21 dhe 39 vjeç, banorë në Torino, të gjithë me precedentë penalë.

Makina e tyre u ndalua gjatë një pikë kontrolli dhe qëndrimi i tyre i bëri karabinierët të vijojnë më tej hetimet dhe t’i kontrollojnë. Në makinë, u gjetën mallra të ndryshme të vjedhura: armë zjarri, kartela poste dhe një orë luksoze, të vjedhura pak më parë në Valperga.

Kërkimet në shtëpinë e të arrestuarve, zbuluan edhe 4 orë të shtrenjta Rolex dhe 5 orë të tjera, të markave të ndryshme, 2 zinxhirë ari, dhjetëra portofola, telefona celularë të markave të ndryshme dhe shumë mjete të tjera.

Dyshohet se ata janë përfshirë në shumë vjedhje në apartamente dhe jo vetëm në zonën e Torinos, por në të gjithë Piemonten.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura