VIDEO/ Vetëm Xheko mjafton, Roma fiton minimalisht dhe kalon për në çerekfinale

Mar 13, 2018 | 22:34
SHPËRNDAJE

Skuadra e Romës ia doli të përmbyste humbjen e parë ndaj Shaktar Donjetsk. Në Ukrainë, sfida ishte mbyllur me fitoren e Shaktarit në shifrat 2-1, dhe ekipit të Di Françeskos sot i duhej patjetër fitorja, për të siguruar një biletë për në çerekfinale.

roma

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa me fillimin e të dytës, ishte Xheko ai që mendoi për të zhbllokuar takimin. Roma ishte më kërkuese në këtë sfidë, dhe nuk i la shumë hapësira Shaktarit. Deri në fund, vlen të përmendet edhe një karton i kuq për ukrainasit, i marrë nga Ordets në minutën e 79-të, që ia bëri më të vështirë ndeshjen ekipit të tij. Kështu, Roma është ekipi tjetër që kualifikohet për në çerekfinale.

 

 

Roma-Shaktar Donjetsk 1-0

Gol: Xheko 52′

KK: Ordets 79′

 

Xheko 52′

 

FORMACIONET

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura