VIDEO/ Vendos goli i Krujës, Vllaznia “fluturon” në gjysmëfinalen e Kupës. Adili bën heroin në limite ndaj Korabit

Mar 17, 2021 | 17:58
SHPËRNDAJE

Vllaznia kualifikohet për në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, teksa ka mposhtur me rezultatin 1-0 Korabin në çerekfinale, në ndeshjen e zhvilluar në “Loro Boriçi”.

bandicam 2021-03-17 17-57-07-691

Pjesa e parë foli e gjitha për shkodranët, të cilët gjetën edhe rrugën e rrjetës me Arsid Krujën në minutën e 16’, i cili me një gjuajtje të fortë e ndali topin në fundin e rrjetës. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa e dyta ishte më ndryshe, ku të dyja skuadrat u shfaqën më pak kërkuese.

Rasti i vërtetë i artë do të vinte në minutën e 90’, kur sulmuesi i Korabit, Skuka, shfaqet i vetëm me portierin Zogoviç, i cili e ndal fillimisht, ndërsa në gjuajtjen e dytë të sulmuesit të Korabit, ishte Mevlan Adili i cili ndali topin mbiu vijën fatale, duke kualifikuar kështu shkodranët për në gjysmëfinale.

FT| Vllaznia-Korabi 1-0

Kruja 16′

Komenti live:

Mbyllet takimi.

Akordohen 3 minuta shtesë!

90’ E pabesueshme çfarë ndodh në fundin e ndeshjes, Skuka shfaqet i vetëm me portierin Zogoviç, ku fillimisht e ndal ky i fundit, por në vijim të aksionit, është Adili i cili ndal mbi vijën fatale topin e gjuajtur nga sulmuesi i Korabit.

77′ Lëvizje e dyfishtë te Vllaznia. Largohen nga fusha e lojës Imeri dhe Kruja për t’i lënë vendin Jonuzit dhe Nijavexhi.

68’ Brdariç bën zëvendësimin e parë, largohet nga fusha e lojës Dilaver, për t’i lënë vendin një tjetër sulmuesi si Ardit Hoxhaj.

60’ Mundësi e mirë për Korabin, me Skukën që lëviz bukur nga e djathta, futet në zonë dhe gjuan, por gjuajtja nuk është shumë e mirë dhe Zogoviç kontrollon pa shumë probleme.

55’ Zëvendësimi i parë te Korabi, Canaj largon nga fusha e lojës Topallin për të inkuadruar Ismailajn.

46′ Shkodranët menjëherë në sulm, teksa kërkojnë me ngulm golin e qetësisë.

Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë.

45′ Akordohet 1 minutë shtesë!

44’ Kobari tenton të rrezikojë me kundërsulme, por pa sukses, pasi Vllaznia është e vendosur mirë në prapavijë.

32’ Tenton të shkëputet Skuka në të majtë, por mbyllet në momentin e fundit nga Erdenis Gurishta, i cili dërgon topin në rivënie këndore.

22’ Çfarë rasti për Vllazninë, pas një topi të ardhur nga e matja nga Isaevski, Dilaver provon me një gjuajtje një hap larg portës, por topi ndalet nga Mehidri, është përsëri ky i fundit që në të njëjtin aksion i mohon golin edhe Sise.

16’ GOOOOL VLLAZNIA 1-0/ Fantastik Arsid Kruja, cili përfiton nga një top i larguar nga mbrojtja e Korabit, teksa gjuan menjëherë me të djathtën nga jashtë zone dhe topi ndalet në rrjetë.

5’ Dominim i shkodranëve në këto minuta të para, të cilët shfaqen më kërkues, dhe kërkojnë me ngulm golin e avantazhit.

Starttin sfida!

FORMACIONET ZYRTARE –

VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Adili, Shehi, Isaevksi, Krymi, Marku, Kruja, Imeri, Sise, Dilaver. Trajner: Thomas Brdariç

KORABI: Mehidri, Kurti, Dida, Paplekaj, Muça, Joti, Mziu, Çutra, Topalli, Marku, Skuka. Trajner: Agim Canaj

vllaznia korabi for

PANORAMASPORT.AL

 

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/