VIDEO/ Vendi në ditën e 6-të të shtetrrethimit, shikoni pamjet me dron në autostradën Tiranë-Durrës

Mar 18, 2020 | 15:40
SHPËRNDAJE

Ndërsa vendi ka hyrë në ditën e gjashtë të shtetrrethimit, Gazeta Panorama ka siguruar pamjet me dron në autostradën Tiranë-Durrës.

autostrada

Vetëm pak ditë më parë, aty lëvizte një fluks i madh makinash ndërsa tani ka rënë heshtja.

Shumë pak automjete shihen duke ecur në autostradë, ndërsa pjesa më e madhe e saj është bosh.

Qeveria shqiptare ka dhënë urdhërin që në rrugë mund të lëvizin vetëm automjete me autorizim ose për raste emergjente.

 

 

autostrada tirane durres koronavirus shtetrrethim1

Ndërsa vendi vazhdon të jetë ende në frikën e përhapjes së koronavirusit. Deri tani numri i rasteve të regjistruara me virusin ka shkuar në 59 ndërsa numri i viktimave shkoi në 2 mëngjesin e sotëm.

Ende nuk dihet për sa kohë do zgjasë kjo situatë, por qeveria bën apel për zbatimin e rregullave në mënyrë që të parandalohet shtimi i numrit të të infektuarve.

autostrada tirane durres koronavirus shtetrrethim2 autostrada tirane durres koronavirus shtetrrethim3
autostrada tirane durres koronavirus shtetrrethim5 autostrada tirane durres koronavirus shtetrrethim6

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura