VIDEO/ Veliaj sfidon privatët në transportin urban dhe pastrim

Jul 25, 2016 | 19:18
SHPËRNDAJE

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duke folur në mbledhjen e Këshillit të Bashkisë për punën gjatë këtij vitit dhe ato që pritet të ndërmerren në muajt e mbetur, foli për krijimin e ndërmarrjeve publike në transport dhe pastrim.37d4bda1-9508-4e68-a081-a9f32bc06795

Veliaj, duke folur me nota kritike për performancën e privatëve që kanë fituar tenderë për ofrimin e këtyre dy lloj shërbimeve, tha se krijimi i ndërmarrjeve publike do t’i sfidojë privatët por njëkohësisht bashkia nuk do të jetë më peng e tyre.

“Ndryshimi më i rëndësishëm prek transportin urban i cili është në një proces transformimi e modernizmi, pavarësisht se ende nuk jemi aty ku do të donim. Futja e biletave elektronike brenda vitit 2016 do të eleminojë njëherë e mirë shumë nga abuzumet prej të cilave vuante sistemi i transportit urban. E po ashtu, kontrollet më të shumta dhe këmbëngulja për cilësi më të lartë shërbimesh duke shkuar deri tek gjobat apo heqa e licencave, po fillon të japë frytet e veta. Po mendojmë aktualisht për themelimin e një kompanie publike transporti urban e cila do të shërbejë si etalon i standardeve të shërbimit me të cilin do të duhet të krahasohen të gjithë operatorët”, tha Veliaj në fjalën e tij.


NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura