VIDEO/ VAR-i shpëton dy herë arbitrat, shihni moviolën në ndeshjen Vllaznia-Tirana

Nov 1, 2021 | 12:14
SHPËRNDAJE

Ndeshje me dy ndërhyrje VAR dhe një dyshim për penallti në sfidën mes Vllaznisë dhe Tiranës ku gjyqtar kryesor ishte Xhaja, Rexha e Shazivari, ndërsa në VAR Jorgji e Myftari. Gjithsesi, ndeshja nuk ka kaluar pa probleme.

tir

Aktrim në minutën e 14-të nga Bekaj, i cili provokon Aralicën dhe më pas kërkon, me një rrëzim në tokë, një karton të kuq për sulmuesin kroat të Vllaznisë, por në këtë moment gabon edhe gjyqtari i takimit, tek ndëshkon vetëm Aralicën me karton të verdhë.

Në të 25-ën, goli i rregullt për Xhixhën, vendim i drejtë i VAR-it, ndërsa anësori Shazivari gabon.

Në minutën e 44-t, Dianje prek me dorë një top. Nuk ka penallti, ndërsa pamjet janë të paqarta dhe nuk ndërhyn as VAR-i.

Në minutën 68-të, gjyqtari Xhaja gabon teksa ndëshkon me të verdhë Tolin. E rregullon gabimin me VAR dhe jep të kuq.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura