VIDEO/ VAR-i i parë me polemika në Superiore, goli i anuluar për Dinamon lë vend për dyshime

Sep 17, 2021 | 21:00
SHPËRNDAJE

Ndeshja mes Dinamos dhe Laçit ka hapur javën e Superiores me një rast të dyshimte, një gol të anuluar për pozicion jashtë loje, të cilin nuk e sqaroi as ndërhyrja e VAR-it. Në fundin e pjesës së parë të sfidës, Sofranac çoi topin në rrjetë për blutë, duke mposhtur Sherrin, por u sinjalizua anë pozicion jashtë loje.

bandicam 2021-09-17 20-28-57-047

Pozicioni i parregullt, nuk dukej qartësisht në pamjet filmike të ndeshjes. Ndërkohë, gjyqtaria Ferataj nuk shkoi vetë te konsultonte monitorin, por priti udhëzimet nga salla e VAR-it, ku gjendeshin Eldorjan Hamiti dhe Denis Rexha.

Këta të fundit morën vendimin dhe bindën kryesorin që të mbante në fuqi vendimin për anulimin e golit, në një moment që lë shumë vend për polemika. Asnjë pamje e ofruar nga regjia gjatë ndeshjes nuk qartësonte momentin kur Sofranac ishte në pozicion jashtë loje në atë që është momenti më i diskutueshëm deri tani mes vendimeve që janë marrë nga VAR në Superiore që prej aplikimit të tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura