VIDEO / Vallëzim provokues dhe puthje në buzë me prezantuesen, bashkëshortja e Totit pushton mediat italiane

Feb 18, 2022 | 10:50
SHPËRNDAJE

Ilari Blazi gjithmonë jep spektakël në daljet e saj televizive, duke qenë një nga personazhet më të njohura tashmë në Itali. Por pakkush priste që gruaja e Françesko Totit të puthej para kamerave me prezantuesen Mishel Hunziker.

ddddddddddddddddds

Blazi ishte e ftuar në emisionin “Michelle Impossible” dhe aty dhuroi shfaqje me një vallëzim provokues bashkë me prezantuesen. Por në fund, bashkëshortja e ish-futbollistit italian nuk ndal me përqafimin, por puthi në buzë Hunziker, e cila mbeti e çuditur nga ky veprim.

“Çfarë po bën!”, tha kjo e fundit duke qeshur për këtë gjest që duket ishte jashtë skenarit, teksa Ilari Blazi largohej nga skena pas këtij provokimi i cili sigurisht pushtoi të gjithë mediat italiane.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura