VIDEO/ Vajza kapet me dy klientë njëherësh, kush ishin ‘VIP’-at që bënin seks me prostituta

Oct 27, 2017 | 21:50
SHPËRNDAJE

Policisë së Tiranës njoftoi dje se në bashkëpunim me Prokurorinë e kryeqytetit, arrestuan 10 shtetas, si dhe janë proceduar 3 të tjerë në kuadër të operacionit të koduar “Taksi e lirë 2”. Këta shtetas ushtronin veprimtari të paligjshme, pasi kishin ngritur një rrjet për “shfrytëzim prostitucioni”.

Për çdo vajzë që iu ofrohej për seks klientëve, grupi merrte një pagesë që varionte nga 50 – 150 euro.

Burime nga grupi hetimor thanë dje se klientë të grupit të prostitucionit ishin edhe persona “Vip”, njerëz të biznesit e punonjës të administratës.

Ndërsa përveç prostitucionit, në hotelin ku ushtrohej kjo veprimtari, konsumohej edhe lëndë narkotike e llojit kokainë. Në momentin kur Policia ndërhyri për arrestimin në flagrancë, gjeti një vajzë që ushtronte prostitucion me dy klientë njëherësh, si dhe një sasi kokaine.

“Gjatë arrestimeve të bëra, në disa prej ambienteve është gjetur lëndë narkotike e llojit kokainë e ndarë në porcione, të cilat janë sekuestruar”, tha dje Policia e Tiranës.

HETIMI Kallëzimi i familjarëve të një vajze që ishte larguar nga shtëpia në prill të këtij viti, ka shërbyer si indicie për nisjen e hetimeve, që më pas zbuluan rrjetin e prostitucionit në Tiranë. Familjarët e kësaj vajze pretendonin se ajo ishte marrë me forcë nga persona të paidentifikuar, që kishin si qëllim shfrytëzimin e saj për prostitucion. Policia nisi hetimet për këtë rast duke kryer të gjitha verifikimet e nevojshme, e disa javë më pas siguroi disa informacione në rrugë operative, duke nisur një hetim të mirëfilltë që zgjati afro 5 muaj.

Gjatë kësaj kohe u siguruan prova të mjaftueshme për të dokumentuar veprimtarinë e jashtëligjshme të një grupi personash, madje edhe “rolet” që ata kishin në këtë veprimtari.

OPERACIONI

Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardi Veliu, tha dje se në kuadër të procedimit penal të këtij viti, është bërë e mundur të dokumentohet veprimtaria kriminale e shtetasve të arrestuar e në hetim, të cilët në kohë dhe vende të ndryshme në qytetin e Tiranës kanë shfrytë- zuar, ndërmjetësuar dhe marrë pagesa për prostitucion, që shkonin nga 50 deri në 150 euro.

“Organizatorët në këtë aktivitet, Albina Kasaj, Jani Murati (Gëzim Kasëmi), Ruzhdi Gapi, Edmond Shkalla, Altin Sulejmanasi dhe Elton Mimini, në bashkëpunim me njëritjetrin, kanë shfrytëzuar për prostitucion vajza të moshave të ndryshme, për të ushtruar prostitucion me klientët e gjetur prej organizatorëve.

Aktiviteti kriminal lehtësohej nëpërmjet aktivitetit si taksist të shtetasve Ruzhdi Gapi dhe Gëzim Kasëmi, duke bërë të mundur transportimin e vajzave, që ushtronin prostitucion, në hotele dhe ambiente që njehsohen me to, të tilla si hoteli pranë kryqëzimit të ‘Tregut elektrik’, në pronësi të shtetasit A. Ndoja”, u shpreh dje Ardi Veliu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura