VIDEO/ Miliarderi shpërthen në lot nga surprizë për ditëlindje

Apr 30, 2016 | 22:21
SHPËRNDAJE

Për të dukej si një ditë e zakonshme pune, por Amacio Ortega do ta kujtojë gjithmonë 28 marsin e këtij viti. Vajza e tij, Marta, bashkë me 4 mijë punonjësit e “Inditex” i bënë surprizë njeriut të dytë më të pasur në botë me rastin e 80-vjetorit.amancio-ortega-rompe-a-llorar-al-ver-un-flashmob-de-sus-empleados-6056196-1

Kjo mënyrë festimi e preku aq shumë miliarderin sa që i shpërtheu disa herë në lot.

Amancio Ortega është biznesmen spanjoll, i cili njihet në të gjithë botën për firmën e prodhimit të rrobave “Zara”.

Në tetor të vitit 2015, ai renditej i dyti si personi më i pasur në botë pas Bill Gates me një pasuri neto prej 78.6 miliardë dollarë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura