VIDEO/ Vajza 7-muajshe gjendet gjallë në automjet, nëna e saj e mbrojti atë nga masakra e kartelit meksikan që vrau 9 persona

Nov 6, 2019 | 22:25
SHPËRNDAJE

Një vogëlushe, 7-muajshe, u gjet e gjallë në automjetin të bërë “shoshë” nga plumbat, pasi nëna e saj e mbrojti atë nga masakra ku u vranë 9 anëtarët e një familje nga karteli i drogës.

Christina Langford Johnson ishte në mesin e atyre që u qëlluan për vdekje, kur personat e armatosur hapën zjarr në shtetin verior, Sonora në Meksikë të hënën.

20685454-7657389-image-m-29_1573068332338

Sipas “Daily Mail” ajo i shpëtoi jetën së bijës, ndërsa doli nga makina për të tërhequr vëmendjen e personave të armatosur, duke e lënë foshnjën brenda. Ajo u gjet 15 metra larg automjetit, ndërsa trupi i saj ishte i mbuluar nga plumbat.

Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet kur foshnja Faith, u gjet e padëmtuar dhe e zhveshur në sediljen e veturës pas më shumë se tetë orësh më vonë, kur familja dhe autoritetet arritën në vendin e ngjarjes.

20622626-7657389-Christina_Langford_Johnson_was_killed_while_her_seven_month_old_-m-38_1573068436929

Faith është ribashkuar me babanë e saj Tyler Johnson dhe është fotografuar duke qeshur ndërsa përqafonte atë në shtëpinë e tyre.

20666304-7657389-Faith_has_since_been_reunited_with_her_father_Tyler_Johnson_and_-a-6_1573071029090

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura