VIDEO/ Usain Bolt i paparashikueshëm, shikoni si e sfidon gravitetin

Sep 13, 2018 | 17:18
SHPËRNDAJE

Ndodh edhe kështu!

Xhamajkiani Usain Bolt i ka befasuar të gjithë teksa ka zbuluar se mund të sfidojë ligjin e gravitetit në një avion me gravitet të reduktuar.

Kampioni olimpik që i është kthyer futbollit ishte duke promovuar një markë shampanje nga Reims, ndërsa qëllimi ishte arritja e kushteve të mikrogravitetit.

Për të arritur këtë, piloti bëri manovra aerobatike të quajtura parabola, të cilat lejojnë një rënie të lirë prej rreth 20 sekondash.

Bolt iu nënshtrua 16 parabola gjatë një fluturimi dy orësh, këtë mërkurë në Francë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura