VIDEO/ “Urime, ekipi kampion”, tifozët e Vllaznisë mbajnë mbi supe Brdariçin në Shkodër: Kush s’kërcen, nuk është…

Jan 20, 2021 | 21:55
SHPËRNDAJE

Tifozët shkodranë kanë pritur me padurim kthimin e skuadrës së Vllaznisë pas fitores në Ballsh 0-1 ndaj Bylisit.

Me të mbërritur në Shkodër, dhjetëra tifozë me shallë dhe uniformat kuqeblu kanë brohoritur dhe përgëzuar skuadrën për ecurinë e jashtëzakonshme këtë sezon pas 15-javësh.
pjimage (3)

Me të mbërritur autobusi i ekipit në Shkodër, tifozët kanë rrethuar ekipi dhe disa prej tyre kanë ngritur në krahë trajnerin Tomas Brdariç.

Me thirrjet “Kush s’kërcen nuk është shkodran” dhe “Urime, ekipi kampion!”, fansat e Vllaznisë festojnë suksesin e sotëm kundër Bylisit dhe kryesimin e sigurtë të kampionatit.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura