VIDEO/ “Unë i besoj Ketrin Majorgas”, aeroplani që i prishi festën Kristiano Ronaldos. Yllit portugez i kujtojnë akuzat për përdhunim…

Sep 12, 2021 | 14:26
SHPËRNDAJE

Nuk pati vetëm gola dhe lavdi në kthimin e Kristiano Ronaldos në Old Trafford. Grupi feminist “Level Up” u përpoq t’i prishte festën yllit portugez me veprim në premierën e CR7 në “Teatrin e Ëndrrave”, duke dashur t’i kujtojë të gjithëve akuzat për përdhunim, kundër portugezit, të bëra nga ish-modelja amerikane Ketrin Majorgas.

auto_Screenshot_9-91631387994 (1)

Parrulla “Unë i besoj Katrin Majorgas” fluturoi mbi qiellin e Mançesterit gjatë ndeshjes midis Junajtid dhe Njukastëll, që përfundoi me rezultatin 4-1 me një dygolësh të Ronaldos, duke marrë skenën dhe vëmendjen e opinionit publik.

Ngjarjet datojnë 12 vjet më parë, kur Majorga denoncoi një sulm seksual nga CR7 në një hotel në Las Vegas.

Portugezi nuk e mohoi kurrë marrëdhënien seksuale që kishte patur me vajzën, megjithatë mohoi çdo akuzë për dhunë të çdo lloji. Në vitin 2010, modelja kishte rënë dakord të nënshkruante një marrëveshje prej 300 mijë eurosh me lojtarin, në mënyrë që të mos e çonte çështjen në gjykatë.

Tre vjet më parë, megjithatë, ish-modelja ishte kthyer në sulm, duke pretenduar se në kohën e akordit ajo ishte “e paaftë mendërisht” për të dhënë pëlqimin për marrëveshjen me qartësi. Prandaj, në prill, ajo kishte bërë një kërkesë për dëmshpërblim ndaj portugezit prej 62 milionë eurosh (65 milionë duke marrë parasysh shpenzimet e gjykatës).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura