VIDEO- Udhëtimi i fundit si President, ja fjalët e Donald Trump kur lë Shtëpinë e Bardhë. Dorë për dore me Melanie, ajo kishte veshur…

Jan 20, 2021 | 14:40
SHPËRNDAJE

Dorë për dore me bashkëshorten e tij Melanie, Donald Trump bëri një ndalesë të shkurtër përpara gazetarëve që ishin mbledhur pranë Shtëpisë së Bardhë, e më pas iu drejtua helikopterit të famshëm presidencial ‘Marine One’, e pasi përshëndeti sërish me dorë, u largua për herë të fundit duke i dhënë sot fund presidencës së tij 4 -vjeçare.

Trump foli shkurtimisht me gazetarët ndërsa u largua, duke thënë se kishte arritur shumë në detyrë dhe se ai dhe gruaja e tij Melania e donin popullin Amerikan, shkruan “The Guardian”.

Shtëpia e Bardhë ishte shtëpia më e madhe në botë. Ne kemi pasur një katër vjeçar të mahnitshëm dhe kemi arritur shumë. Ne e duam popullin amerikan dhe ka qenë diçka shumë e veçantë”, shtoi ai.

Melanie Trump kishte zgjedhur për të veshur një kostum të zi këtë ditë të fundit edhe për të në Shtëpinë e Bardhë, si Zonjë e Parë.

Donald dhe Melanie Trump udhëtuan me helikopter në Joint Base Andrews, në Maryland, ku do të mbahet një ceremoni përfundimtare e lamtumirës së Presidentit.

Pas kësaj ceremonie, Trump do të udhëtojë në Florida me Air Force One dhe do të jetojë në vendpushimin e tij Mar-a-Lago në Palm Beach.

75da8a58-f9b6-412c-a615-b3fdbfde9454 fe30a4a4-023b-44ec-9529-aac055415d46 b9e878bc-f90a-46f7-9864-f720175fe74b 3593 5568 4809 4990 993

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura