Antuan Grizman ishte një nga protagonistët e ndeshjes kundër Shqipërisë. Lojtari francez, dhuroi një asist dhe shënoi një gol kundër kuqezinjve, që u dorëzuan para “Gjelave”.
28-vjeçari bëri një ndeshje shumë të mirë, duke luajtur disi më i tërhequr në krahasim me Barcelonën. Grizman kishte pa gjetur rrugën e rrjetës me kombëtaren, që në qershor dhe gol ndaj Shqipërisë risolli qetësinë.
Pas ndeshjes ai deklaroi: “E dinim që do ishte e vështirë kundër Shqipërisë, por u treguam të zotë, që të shënonim në pjesën e parë. Ishte një fitore e rëndësishme, i arritur ndaj një kundërshtari të vështirë.
/PANORAMASPORT.AL/