VIDEO/ U mjeku për një muaj, gjirokastritët hedhin në fluturim shqiponjën

Nov 11, 2019 | 21:25
SHPËRNDAJE

Edhe në Shqipëri është kthyer vëmendja për shpendët e egër.

shqiponja

Rasti më i fundit vjen nga Gjirokastra ku një shqiponjë u gjet e plagosur në fshatin Golëm dhe pas një muaji trajtim, ajo është lënë e lirë po në zonë për të vijuar fluturimin.

Njoftimi:

Javën e shkuar grupi i përbashkët PPNEA & AWRT u nis drejt fshatit Golëm të Gjirokastrës për një nga misionet e shpëtimit më emocionues për të gjithë ne.

Pas përkujdesjes së vazhdueshme përgjatë një muaji të ekipit të Albanian Wildlife Rescue Team, shqiponja e malit (Aquila chrysaetos) që u gjet e plagosur dhe në gjëndje të dobët fizike na bëri vet të kuptojmë se ishte gati të kthehej në shtëpinë e saj, në natyrë!

Sapo u lirua, hapja e krahëve prej më shume se 2 metra u drejtua në tarracën më të afërt ku pushoi për rreth 20 minuta duke kthyer shpesh kokën nga ne, si për të na përshendetur dhe më pas u nis drejt maleve nga ku ka marr dhe emrin e lavdishëm.

Shpresojmë që ky individ i ri i shqiponjës së malit të jetë sa më gjatë aty, duke na bërë të meritojmë emrin toka e shqiponjave dhe e kështjellave!

Falenderojmë banorët lokalë dhe miqtë e “Kaonia Tours” qe asistuan në këtë proçes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura