VIDEO/ U la jashtë listës së Kombëtares, Myrto Uzuni shënon në Kroaci. Shikoni si feston shqiptari

Oct 6, 2019 | 20:43
SHPËRNDAJE

Myrto Uzuni sërish protagonist në Kroaci. Sulmuesi shqiptar, ka shënuar ditën e sotme në takimin që Lokomotiva e Zagrebit luan në transfertë ndaj Rijekës.

bandicam 2019-10-06 20-08-06-909

Vendasit patën kaluar në avantazh në minutat shtesë së pjesës së parë, por sapo nisi e dyta, Lokomotiva gjeti golin e barazimit.

Uzuni gjeti një hapësirë duke i shpëtuar mbrojtjes, dhe doli i vetëm me portierin kundërshtar. Beratasi, goditi saktë me të djathtën dhe barazoi shifrat e takimit në minutën e 49-të.

Ndërkohë, ai festoi edhe me shenjën e telefonit, ndoshta duke bërë thirrje një për ftesë që nuk i erdhi nga Kombëtarja në ndeshjet e tetorit. Uzuni u la në listën e pritjes nga trajneri Reja, që do të jetë i gatshëm për çdo rast për Kombëtaren.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura