VIDEO/ “U kërkoj falje fëmijëve”- Shqiptari që vrau gruan në Greqi 5 orë para togave të zeza! Protesta jashtë dyerve të gjykatës

Aug 5, 2022 | 21:31
SHPËRNDAJE

“Një falje për fëmijët”, këto ishin fjalët e 49-vjeçarit shqiptar, i cili disa ditë më parë vrau bashkëshorten e tij në Greqi. Gjykata ka vendosur që babai vrasës të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve.

shqiptari qe vrau gruan

Ai u paraqit paraditen e sotme në gjykatë nën masa të rrepta sigurie, ndërsa në hyrje të gjykatës kur u pyet nga gazetarët, a keni diçka  për t’i thënë fëmijëve, dy prej tyre të mitur, që i la pa nënë, ai u shpreh: “një falje për fëmijët”.

Seanca ndaj shqiptarit ka zgjatur pesë orë, por me çfarëdo argumenti që ka paraqitur ai nuk ka bindur prokurorin dhe hetuesin dhe me marrëveshjen e të dyve është vendosur që ai të mbetet në burg.

Ndërkohë disa gra ishin mbledhur jashtë gjykatës për të protestuar dhunën që ushtrohet ndaj grave, duke kërkuar nga autoritetet që të merren masa.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura