VIDEO/ U kapën duke rrezikuar seriozisht qytetarët, policia nxjerr filmimet. Ç’ndodh në rrugët e Tiranës

Jan 13, 2020 | 15:47
SHPËRNDAJE

mamina rrug

Policia Rrugore e kryeqytetit ka arrestuar 37 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 17 në gjendje të dehur, 18 të papajisur me leje drejtimi, si dhe 2 drejtues mjetesh për “Korrupsion aktiv ndaj personave që kryejnë funksione publike”, gjatë javës që lamë pas.

Nga kontrollet në të gjitha rrugët urbane dhe interurbane me risk të larte për ngjarjet rrugore, me qellim parandalimin e aksidenteve rrugore, rritjen e parametrave të sigurisë dhe disiplinimin e mënyrës së përdorimit të rrugës, në raport me normat e sjelljes të përcaktuara në Kodin Rrugor, janë verifikuar dhe:

• Janë pezulluar 98 leje drejtimi, nga të cilat 26 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 59 për shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe 13 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

• Janë proceduar administrativisht 138 drejtues motomjetesh, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.

• Janë proceduar administrativisht 54 drejtues mjetesh, për shkelje semafori.

• Janë proceduar administrativisht 352 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve.

• Janë proceduar administrativisht 146 drejtues mjetesh, për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve.

• Janë proceduar administrativisht 2934 mjete për pushim dhe qëndrim të gabuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura