VIDEO/ Turqisë nuk i bën “derman” as Erdogani, Uellsi i Bejlit e mposht me 2 gola

Jun 16, 2021 | 20:06
SHPËRNDAJE

Turqisë nuk i bëri “derman” as prezenca e presidentit Rexhep Taip Erdogan, në tribunën e stadiumit “Olympic” në Baku. Kombëtarja e drejtuar nga trajneri Gynesh, u mposht me rezultatin 0-2 ndaj Uellsit. Ballkanasit e shohin vetëm me një këmbë jashtë Europianit, teksa nuk kanë arritur të grumbullojnë asnjë pikë në 2 ndeshje.

Turqi Uells Erdogan

Ramsej dhe Roberts ishin autorët e golave për britanikët, të cilët duhet theksuar se humbën edhe një 11-metërsh në minutën e 61-të me anë të kapitenit Gareth Bejl, ishte protagonist në dy golat e shënuar, me asistet fantastike.

Me triumfin e sotëm Uellsi u ngjit në kuotën e 4 pikëve në Grupin A, teksa në sfidën e parë barazoi ndaj Zvicrës.

FT: TURQI-UELLS 0-2

Ramsej 42′ , Roberts 90+5′ 

KOMENTI LIVE: 

90+5′ GOOOOL UELLSI 0-2/ Britanikët vulosin triumfin. Roberts realizon golin e dytë. Pas asistit të Bejl, futbollisti uellsian nuk fal brenda zonës, duke i lënë “targën”, mbrojtësit Demiral. 

90′ Momente tensioni, lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në zonën e Uellsit. Protagonist Burak Jillmaz. Të papërmbajtshëm futbollistët turk, gjyqtari ndëshkon 3 futbollistë me karton të verdhë.

88′ Portieri Uord i mohon golin Demiralit. Gjuajtja e mbrojtësit me kokë, u ndal nga portieri Uellsian. Drithërima në portën e britanikëve.

85′ Zëvendësim edhe në radhët e Turqisë, largohet Ramsej, në vend të tij Uilson.

83′ Turqia kryen zëvendësimin e fundit, largohet nga fusha Under, në vend të tij Kahvexhi.

79′ Pranë golit të dytë Uellsi me Bejl, që provon me kokë, por gjuajtja e tij ndalet nga Çakër.

73′ Zëvendësim edhe te Uellsi, largohet Alan, në vendin e tij Ampadu.

72′ Turqia kryen zëvendësimin e radhës, largohet Merash, në vend të tij Myldyr.

62′ Portieri Çakër, për pak sa nuk iu dhuron një gol uellsianëve, fill pas humbjes së penalltisë nga Bejl. Fati ishte sërish me turqit, teksa gjuajtja e devijuar nga kapiteni i Uellsit, shkon ngjitur me shtyllën.

61′ Bejl gabon nga pika e bardhë e penalltisë. Kapiteni uellsian, e ka dërguar topin mbi traun e portës, duke zhgënjyer totalisht tifozët e Uellsit.

58′ Ramsej “flirton” me golin e dytë. Gjuajtja e tij brenda zonës, ndalet nga portieri Çakër, që mban në lojë turqit.

54′ E pabesueshme çfarë humbet Burak Jillmaz, i cili provon me një gjuajtje akrobatike shumë pranë portës, por tentativa e tij ka shkuar jashtë kuadratit. Shans i artë për Turqinë.

50′ Sërish turqit në kërkim të golit. Provon Çalhanoglu nga distanca, por tentativa e tij ishte qëndrore dhe u ndal nga portieri.

47′ Pranë golit të barazimit Turqia me Ynder, por futbollisti nuk godet siç duket me kokë brenda zonës, pas asistit të Çalhanoglu.

46′ Turqia kryen 2 zëvendësimi, largohet nga fusha, Tufan dhe Jokusli, në vendin e tyre Jaziçi dhe Demiral.

Mbyllet pjesa e parë! 

42′ GOOOOL UELLSI 0-1/ Zhbllokohet sfida! E treta e vërteta! Aron Ramsej kalon në avantazh uellsianit. Pas një asist fantastik të Bejl, mesfushori i Juventusit, nuk ka falur kësaj here, duke tundur rrjetën. 

37′ Çelik harkon në zonë për Burak që provon me kokë, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

35′ Turqia ka fituar terren në këto minuta, ndërkohë që Uellsi është tërhequr mbrapa në mbrojtje të rezultatit.

29′ Provon të kundërpërgjigjet Turqia me Ajan, por tentativa e tij me kokë largohet në afërsi të shtyllës nga Morrell.

24′ Ramsej e bën “baltë”. Futbollisti i Juventusit, humbet një tjetër shans të artë për të realizuar, i vetëm përballë portierit. Mesfushori nuk iu beson syve. Me fat turqit në këto minuta.

18′ Uellsi kërkon penallti për prekje të topit me dorë brenda zonës, por për gjyqtarin gjithçka e rregullt!

12′ Të dy ekipet si Turqia dhe Uellsi, shfaqen kërkuese në këto minuta të para, duke tentuar herë pas here ta zhbllokojnë sfidën me tentativa të rrezikshme.

6′ Pranë golit Uellsi me Aron Ramsej, gjuajtja e tij brenda zonës, u ndal me këmbë nga portieri Çakër, që ka bërë një pritje fantastike, duke i mohuar golin kombëtares britanike.

1′ Ka nisur sfida në Baku!

FORMACIONET ZYRTARE:

Turqia: Çakir, Çelik, Soyuncu, Yokuslu, Tufan, Under, Karaman, Çalhanoglu, Meras, Yilmaz, Ayhan.

Uellsi: Ward, Davies, Rodon, Allen, Ramsey, Bale, Moore, Roberts, Morrell, James, Mepham.

Live data provided by ScoreAxis.Com

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura