VIDEO/ Turistja rrëmbehet në aeroport, kamerat e filmojnë. Pengmarrësit mesazh burrit, i kërkojnë…

May 23, 2018 | 8:50
SHPËRNDAJE

Nje turiste eshte rrembyer ne aeroport dhe kamerat kane filmuar gjithcka. Ne video mund te shihni momentin tronditës kur gruaja 39-vjecare me emrin Jincai Chen u rrëmbye fare pa zhurme.

Jincai Chen, 39 vjeç, u ul në aeroportin Suvarnabhumi në Bangkok, Tajlandë, pas një fluturimi të shkurtër nga Hong Kongu më 6 maj dhe gjate gjithe kohes po ndiqej nga katër burra dhe një grua.

Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë gruan duke ecur dhe dy nga rrëmbyesit e mbajnë atë nga krahët ndërsa një tjetër me një këmishë të kuqe ecën disa hapa përpara gjatë rrëmbimit.

Ata e sjellin ate përmes kontrolleve të sigurisë, nderkohe qe dy burra të tjerë të veshur me të zeza të bashkohen me grupin në vendin e bagazheve.

Banda, e përbërë nga burra kinezë dhe një grua tajlandeze, më pas kontaktoi burrin e saj, duke kërkuar një shpërblim në vlerë prej rreth 300 mijë dollarë.

Megjithatë, pas dorëzimit të parave të gatshme, rrëmbyesit kërkuan edhe një tjetër shumë prej rreth 150 mijë dollarë, të cilën ai nuk pranoi të paguante dhe në vend të kësaj thirri policinë.

Ne fund, ajo u lirua, por u hodh ne rruge ne rrethin Bang Na të Bangkok, më 19 maj, pas 13 ditësh në robëri.

2 3 4

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura